U infektuan me dy variante të ndryshme të COVID-19 në të njëjtën kohë, ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë
Ekspertët paralajmërojnë se qytetarët mund të infektohen edhe me dy variante të ndryshme të COVID-19 në të njëjtën kohë.
Ata studiuan rastin e një gruaje 90-vjeçare, e cila u sëmur me llojet Alpha dhe Beta të identifikuara për herë të parë në Britani e Madhe dhe Afrikën e Jugut.
Gruaja, e cila vdiq në mars 2021 në Belgjikë nuk ishte vaksinuar.
Mjekët dyshojnë se ajo u infektua nga dy njerëz të ndryshëm, raporton BBC.
Ata besojnë se është rasti i parë i dokumentuar i këtij lloji dhe megjithëse të rralla, po ndodhin infeksione të ngjashme të dyfishta.
Rasti i saj po diskutohet në Kongresin Evropian të këtij viti mbi Mikrobiologjinë Klinike dhe Sëmundjet Infektive.
Në janar të vitit 2021, shkencëtarët në Brazil raportuan se dy njerëz ishin infektuar njëkohësisht me dy lloje të koronavirusit, njëri prej tyre një variant shqetësues, i quajtur Gamma.
Ndërkohë, studiuesit nga Portugalia, kohët e fundit trajtuan një 17-vjeçar i cili dukej se kishte marrë një lloj të dytë të Covid ndërsa ishte ende duke u rikuperuar nga një infeksioni ekzistues i Covid 19.
Studiuesi Dr. Anne Vankeerberghen, nga spitali OLV në Belgjikë, tha: “Të dyja këto variante po qarkullonin në Belgjikë në atë kohë, kështu që ka të ngjarë që zonja të ishte infektuar me viruse të ndryshme nga dy njerëz të ndryshëm.
Fatkeqësisht, nuk e dimë si u infektua.
Ajo ishte një zonjë që jetonte vetëm, por kishte shumë ndihmëse që vinin për t’u kujdesur për të. Është e vështirë të themi se infektimi i dyfishtë përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore.
Viruset vazhdimisht evoluojnë duke krijuar mutacione dhe variante të reja.