U dënua me 30 vjet burg, R. Kelly do të trajtohet edhe për çrregullime seksuale
R. Kelly u dënua me 30 vjet burg, pasi u shpall fajtor për shantazh dhe trafik seksual në gjyqin që zgjati gjashtë javë.
Dënimi, i cili u dha nga gjyqtarja Ann M. Donnelly në një gjyq federal, thekson gjithashtu se pas lirimit të tij, Kelly duhet të shmangë çdo kontakt me të miturit, përveç nëse anëtari i familjes së të miturit është i pranishëm ose në një mjedis terapeutik me një person të rritur përgjegjës.
Të njëjtat kushte zbatohen nëse Kelly shoqërohet me një dhunues seksual të dënuar, ku të dy skenarët duhet të miratohen së pari nga oficeri i tij i provës.
Prokurorët thanë se Kelly është një kërcënim për shoqërinë, duke qenë se ai kishte vazhduar sjelljen e tij kriminale për vite me radhë pasi doli në gjyq në Çikago për krime seksuale
Ai gjithashtu do të qëndrojë nën lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pasi të dalë jashtë.
Kelly ka ende një gjyq tjetër federal dhe dy gjyqe shtetërore, që do të thotë se ai mund të përballet me më shumë kufizime nëse dënohet përsëri.