U dënua gabimisht, lirohet pasi mbajti 27 vjet burgim
Një burrë nga Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kaloi gati tri dekada në burg për një vendim të gabuar të gjykatës për vrasje dhe vjedhje, është liruar nga burgu.
WCVB-TV raporton se James Lucien, tani 48-vjeçar, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me vrasjen e Ryan Edwardsit më 1994.
“Ndihem mirë sepse jam me familjen”, ka thënë Lucien, pasi gjykata e liroi nga dënimi. “Kam pritur një jetë të tërë për këtë dhe tani mund ta shijoj lirinë”.
Ekipi mbrojtës i Lucienit argumentoi gjatë dëgjimit se vrasja dhe vjedhja si vepra duhet të hidhen për shkak të një hetimi jo të mirë të Policisë.
Ndërkaq familja e Edwardit ka kundërshtuar lirimin e Lucienit.
“Mendoj se është e tmerrshme. Tani është i lirë dhe vrasja e vëllait tim nuk po zgjidhet”, ka thënë motra e Edwardit, Dionne Richards.
Sipas gjykatës, në rastin në fjalë, një ish-polic në Boston është përfshirë në rastin e Lucienit. Detektivi John Brazil kishte marrë pjesë në një skemë korrupsioni në vitet 1990-96, me policë tjerë, në të cilën gënjyen e vodhën nga trafikantë droge duke çuar kërkesa të rreme shtetërore e duke konfiskuar mjetet e tyre e duke i marrë për vete. Brazili bashkëpunoi me hetuesit dhe dëshmoi kundër policëve të tjerë që u dënuan. Brazili u fal për shkak të dëshmisë së tij dhe nuk ka kaluar asnjë ditë në burg. Tani është në pension.
Gjykata i ka thënë familjes së Edwardsit se në vend të Lucienit duhet të akuzojnë Brazilin që ka gënjyer në dëshmi.