“U bo bajat me b**** e c****”, reperja shqiptare kritikon artistët e sotëm me në krye Bebe Rexhën
Bebe Rexha festoi 30 vjetorin e saj me një foto që si gjithnjë shkaktoi shumë debat. Dhe pa u komentuar nuk kaloi as në rradhët e medias apo personazheve shqiptarë.E fundit ishte reperja shqiptare, Gjira Kajtazi që pasi ripostoi një shkrim të Jetmir Hoxhës ku kritikonte Beben, bëri dhe një koment të sajin, që në fakt i dedikohej të gjithë artistëve.
“…s’ja vlen me humb fytyrën dhe moralin për pare dhe famë…u bo mo bajat me këto bythë e cica… Më ka marrë malli të dëgjoj një këngë me vëmendje se e di mo që krejt kanë pare dhe Gucci.”
Më tej, Gjira ka vënë në dukje dhe një prej arsyeve kryesore se pse po promovohen kaq shumë këto shembuj dhe fajtorët jemi vetë ne publiku, që në fund të ditës i japim vëmendje dhe klikime.
“Dhe arsyeja pse ndryshe nuk dhezin jeni ju! Mediat dhe populli…ndërroni nivelin dhe kërkesat.”- ka përfunduar ajo.