U arrestua apo jo Daut Haradinaj?
Para pak minutash në media u raportua se deputeti i AAK -së, Daut Haradinaj është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Ndërkohë që nga institucionet e evndit ende askush nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Lajmin e portalit indeksonline e ka demantuar vetë Daut Haradinaj. Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij ‘Facebook’ nga Vjena.
“Live nga Vjena”, ka shkruar shkurt Haradinaj.