U-21: Kosova – Turqia, mbyllet pjesa e parë me avantazhin e “Dardanëve të rinj”
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës U-21 dhe Turqisë U-21, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2021. “Dardanët” e rinj po avancojnë 1:0 pas 45 minutave të parë
Përfaqësuesja U-21 e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me Turqinë U-21 me avantazh prej 1:0.
“Dardanët e rinj” bënë paraqitje mjaft të mirë në 45 minutat e parë dhe rastet e krijuara iu shpaguan pasi e shënuan golin e epërsisë në minutat shtesë.
Arbenit Xhemajli shënoi nga afërsia për ta kaluar ekipin e Rafet Prekazit në epërsi, ndërsa ekipi kosovar u tregua mjaft i rrezikshëm gjatë lojës përmes Lirim Kastrati.
Ndërkohë, portieri i Kosovës, U-21, Florjan Smakiqi bëri pritje bravoroze gjatë pjesës së parë.
Duhet cekur se turqit kanë mbetur me një lojtar më pak pasi Sinik u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në fund të pjesës së parë.
Kosova e kishte mundur Andorrën 4:0 ditë më parë dhe me një fitore eventuale ndaj Turqisë mund ta marrë primatin në grup. /