Tymi i zi mbulon Obliqin, sqarohet KEK-u
Ajri i ndotur në Obiliq ka ndikuar në përkeqësimin e mjedisit në përgjithësi.
Tymi dhe hiri që dalin nga dy termocentralet në komunën e Obiliqit mbetët një shqetësim i madh i qytetarëve.
Ndërsa, dhjetë kilometra në afërsi të kryeqytetit të Kosovës, re të dendura tymi po thuajse për një javë rresht po e mbulojnë qiellin mbi Obiliq.
Korporata Energjetike e Kosovës në një sqarim, ka thënë se ky tym i zi është i zakonshëm për shkak se sot ka përfunduar remonti kapital, gjë që kryhet çdo vit.
Ndërkaq nga KEK-u janë arsyetuar për këtë problem. Ata kanë thënë se kjo ka ndodhur si pasoj e kthimit në prodhim të blloqeve pas remonteve kapitale.
“Korporata Energjetike e Kosovës, njofton opinionin se tymi i zi që po shihet në termocentrale është si rezultat i kthimit në prodhim të blloqeve pas remonteve kapitale. Nuk ka asgjë shqetësuese dhe nuk po ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme. Kjo ndodh prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë. Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli. Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill. Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike. Ajo qe shihet sot është si rezultat I kthimit në prodhim të ‘Bllokut A3’ cili ka qenë në revizion të përgjithshëm, i ndalur për 4 muaj rresht. Gjithnjë duke u bazuar në programin e dhënë nga OE, gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar si dhe zhurma që do paraqitet gjatë testimit. Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë (tym më I theksuar) është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.
Ndërkaq lexues të Agjencisë së Lajmeve FaktePlus kanë dërguar disa fotografi ku shihet tymi i zi mbi këtë qytetë.
Për më shumë shihni këto fotografi: