Turqia kthen në shtetet e tyre anëtarët e burgosur të ISIS-it
Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se Turqia do të kthejë të burgosurit e ISIS-it në vendet e tyre të prejardhjes.
Ministri turk i punëve të Brendshme, Sulejman Soylu, i ka quajtur të papërgjegjshme shtetet që detyruan Turqinë të merret me shtetasit e tyre dhe u ankua në shtetet evropiane për pasivitetin rreth kësaj çështjeje.
Turqia ka kapur disa anëtarë të ISIS-it në Siri vetëm gjatë muajit tetor, kur nisi sulmin ushtarak për dëbimin e kurdëve nga veriu i këtij shteti, transmeton KTV. Aksioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë nisi gjatë tetorit, kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi të tërhiqte trupat amerikane që ndihmonin kurdët në luftën kundër ISIS-it.
E gjatë dy javëve të fundit është arritur marrëveshja e armëpushimit, por Turqia ka paralajmëruar nisje të sulmeve të reja në rast se nuk bëhet tërheqja e tërësishme e kurdëve nga veriu i Sirisë.