Turqia dhe Serbia pajtohen ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Ambasadori turk në Beograd, Hami Aksoy është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsa Stefanovic. Ambasadori turk ka thënë se marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Serbisë janë bazë e mirë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, shkruan Tanjug.
Ministri Stefanovic u shpreh se takimi i ardhshëm mes tij dhe ministrit turk të Mbrojtjes do të kontribojë në përmirësimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dhe në marrëdhniet e përgjithshme mes dy shteteve.
Stefanovic ditë më parë kishte vizituar bazën e ushtrisë serbe në Rudnicë në afërsi të Kosovës, pas situatës me bllokadën në veriun e Kosovës.