Turqia dërgon qebapin e parë në hapësirë
Një pronar restoranti turk u përpoq të dërgonte në hapësirë një pjatë me qebap Adana, një nga gatimet turke të listuara si më të mirat në botë, me një tullumbace heliumi.
Yasar Aydin, një pronar restoranti në provincën jugore të Adanas në Turkiye, donte të dërgonte një pjatë me qebap Adana në hapësirë për të promovuar shijen e qytetit.
Pasi kontaktoi institucionet dhe organizatat e nevojshme, Aydin e vendosi pjatën e qebapit Adana, të cilën e përgatiti në restorantin e tij, në një tavolinë të veçantë me një aparat fotografik dhe pajisje gjurmuese.
Me shumë entuziazëm u tentua që qebapi të dërgohej në hapësirë me një tullumbace speciale me helium.
Megjithatë, balona, e cila u ngjit në një lartësi prej rreth 38 kilometrash, shpërtheu pas 5 orësh fluturim.
Për shkak të balonës që shpërtheu para se të arrinte në hapësirë, pjata e qebapit u ul në det me një parashutë në provincën e Hatay, rreth 75 kilometra nga Adana.
Pjata e qebapit, e cila u gjet nga Yasar Aydin dhe ekipi i tij rreth 8 kilometra larg bregut të distriktit Payas falë pajisjes gjurmuese, u kthye në restorantin e tij në Adana për t’u ekspozuar.