Turqi, ndalohen mbi 200 migrantë
Nga policia në Van njoftohet se ekipet kanë kryer aksione në tre adresa në lagjen Karsiyaka.
Në aksion janë ndaluar 219 migrantë të padeklaruar, në mesin e të cilëve 173 shtetas të Afganistanit, 41 të Pakistanit, katër të Sri Lankës dhe një nga Iraku.
Të huajt u janë dorëzuar Drejtorisë rajonale për menaxhim të migracionit.