Turqi: 254 të vdekur dhe 14.205 raste të reja me koronavirus
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi u rrit me 254 sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 19.878, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Numri i rasteve të reja ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë, kështu që 14.205 u regjistruan sot dhe 2.147.578 njerëz janë infektuar me virusin korona që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters.
Ankaraja ka futur masa të rrepta shtrënguese dhe shtetrrethim, në mënyrë që të ndalojë përhapjen e infeksionit dhe ndalimi i lëvizjes do të zbatohet gjithashtu për Vitin e Ri, nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.