Turmë e madhe e qytetarëve sot në rrugët e Shqipërisë, reagon këngëtarja
Anxhela Peristeri ka reaguar pas daljes në masë të qytetarëve sot në Shqipëri.
Po vazhdojnë apelet ndaj qytetarëve që të mos dalin jashtë gjatë këtyre ditëve, pasi po rrezikohet shëndeti i tyre dhe të tjerëve, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, në momentin që u jepet rasti që të dalin jashtë, ata nuk kanë kujdes dhe grumbullohen në turma.
Njësoj ndodhi edhe sot gjatë ditës në Shqipëri, këtë gjë e dëshmojnë disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale.
Kjo bëri që të nxiten reagime të shumta, mes tyre këngëtareet bëjnë thirrje që mos të përsëriten rastet e tyre.
Një ndër to është Anxhela Peristeri, e cila tha se duhet të merret mësim nga Italia, madje kërkon nga kryeministri që të bëjë diçka në këtë drejtim.
“Po mire mo kaq te pepergjegjshem jeni? Po si ka mundesi qe te keni nje kokerr gruri në vend te trurit? Po na moret në qafe mo qe dilni dhe mblidheni si delet tufa tufa.Nga 700 vete në dite po vdesin në Itali nuk i shikoni?Nuk kam fjale sinqerisht.Personalisht jam në diten e 12 në karantine dhe besoj se si une ka shume por sakrifica jone po hidhet poshte në cdo moment nga njerez te pa bindur,pa tru,pa intelekt pa asgje.Zoti na ndihmofte! @ediramaal te lutem bej dicka per kte situate.Izoloji fare.Te dalin njehere në 4 dite nga nje ore.Boll më me toleranca.Situata eshte serioze .Dola sot 3 min hodha plehrat dhe M.Shyri ishte plot me njerez po ashtu.Makina varevingo.Nuk di cte them”, ka shkruar ajo.