Tuna Sejdiu bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin dhe gjininë e foshnjës
Tuna Sejdiu e cila njihet si njëra ndër këngëtaret e dashura të publikut sapo zbuloi se ajo tashmë është bërë nënë për herë të dytë.
Përmes një postimi në pofilin e saj të Instagramit Tuna tregoi se ajo tashmë është nëna e dy djemve.
Tuna ka vendosur ta emërojë djalin e saj të dytë me emrin Zen dhe u shpreh tejet e lumtur përmes mbishkrimit të bëhej nënë për herë të dytë.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar Dita e Nënës”, shkroi Tuna.