Tufa zogjve detyron aeroplanin të bëjë ulje emergjente, 25 persona në spital
Një aeroplan në Moskë është detyruar të bëjë ulje urgjente pasi është përballur me një tufë zogjsh.
Njëzetetre persona, duke përfshirë pesë fëmijë janë dërguar në spital të plagosur, pasi aeroplani i kompanisë ajrore, Ural, ka bërë një ulje urgjente afër Moskës.
Kompania ka thënë të enjten se kryer uljen urgjente afër aeroporit Zhukovsky, pasi zogjtë kanë penguar drejtimin e aeroplanit.
Ministria ruse e Shëndetësisë ka thënë përmes një deklarate se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetë.
Aeroplani ishte nisur drejt Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë së aneksuar nga Rusia.