Trusti tregon mënyrën dhe kushtet e aplikimit për 10 për qindëshin
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku i është hapur rrugë tërheqjes së 10 për qindëshit të kursimeve nga Tursti.
Përmes një njoftimi Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka sqaruar se janë të obliguar që të presin që ky Projektligj të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet në Gazetën Zyrtare, e më pas të lejohet aplikimi për tërheqje të kursimeve.
“Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë por nuk varet nga Trusti.
Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: