“Trus në kolic dhe kalbu”, militanti i VV-së ofendon invalidin e UÇK-së që kritikoi kurtin
Invalidi dhe veterani i luftës së UÇK-së, Shpëtim Agusholli i cili që 21 vjet është në karrocë, kishte reaguar ashpër pasi Qeveria në largim e Albin Kurtit, ka pranuar donacion 1000 teste per koronavirus nga Serbia.
“Serbia na vrau na masakroi na dhunoi e gjithat te zezat, mos pranoni asgjë nga ata qe ushtruan gjenocid mbi popullin tonë, qoftë edhe ndihma (dhurata ). Para 21 vite në luftë me Serbi mora plagë të cilat i ndjej edhe sot, edhe po të vdes nuk dua as test as kurgja në jetë nga Serbia”, ka shkruar Agusholli.
Por një veprim të turpshëm ndaj Agushollit e ka bërë një akvitist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Bëhet fjalë, për Feim Sylkën i cili e ka ofenduar Agushollin, duke i thënë “trus në kolic dhe kalbu”.