Trupi i 72-vjeçarit që dyshohet se u vra nga djali dërgohet për obduksion
Trupi i pajetë i 72-vjeçarit nga Fushë Kosova që dyshohet se është vrarë nga djali i tij, është dërguar për obduksion.
Sic edhe shihet nga këto foto të siguruara nga Express, trupi i pajetë është bartur pas hetimeve të kryera nga ekipet relevante të Policisë.
Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje rreth rastit.
“Mosha e viktimës është diku rreth 72-vjeçar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhje familjsre. Nuk mund t’i themi rrethanat dhe nuk mund të flasim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatu si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do t’i zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast”