Trupat siriane hyjnë afër qytezës që është afër kufirit me Turqinë
Forcat qeveritare siriane kanë hyrë në qytezën Tal Tamr e cila është afër kufirit me Turqinë, ka njoftuar agjencia e lajmeve siriane, transmeton Associated Press.
“SANA” shkruajti se ushtria siriane hyri aty “për ta luftuar agresionin turk”, përcjell FaktePlus.
Kjo lëvizje erdhi një ditë pasi kurdët e Sirisë thanë se forcat qeveritare siriane ishin pajtuar t’i mbronin ata nga “invazioni turk”./FaktePlus