Trumpi vazhdon akuzat, thotë se mijëra vota u pranuan ilegalisht
Derisa Amerika po zgjohet, presidenti ka vazhduar me pretendimet për mashtrim lidhur me numërimin e votave në Pennsylvania.
Donald Trump po thotë se pikërisht në ditën e votimit, të martën, pas orës 20:00 janë pranuar vota ilegalisht, që sipas tij, kanë bërë të mundur ndryshimin e rezultatit.
“Dhjetëra mijëra vota janë pranuar ilegalisht pas orës 20:00 të martën, në ditën e zgjedhjeve, tërësisht dhe lehtësisht duke e ndryshuar rezultatin në Pennsylvania dhe disa shtete tjera ku gara është e ngushtë. Çështje tjetër, qindra mijëra vota ilegalisht nuk u lejuan të vëzhgohen…”, ka shkruar Trump në Twitter.
Gjykatat ndërkohë kanë vendosur që Pennsylvania të lejojë numërimin e fletave të votimit që vijnë pas datës së zgjedhjeve, për sa kohë që në to është e shënuar data para tyre, raporton BBC.
Ai nuk ka ofruar asnjë provë lidhur me pretendimet e tij se “gjëra të këqija” po ndodhin gjatë numërimit të votave.
Pas një gjysmë ore të postimit të tij, Twitteri ka vënë një paralajmërim në mesazhin e tij në të cilin thuhet se përmbajtja mund të jetë çorientuese në lidhje me procesin zgjedhor.