Trumpi jep shenja se do të pranojë humbjen
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur publikisht për herë të parë prejse rivali demokrat, Joe Biden, siguroi shumicën e votave elektorale në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Ani pse nuk ka pranuar humbjen, presidenti amerikan ka hedhur dyshime nëse do të jetë zot i Shtëpisë së Bardhë edhe për një mandat.
Në konferencën për media, Trumpi ka thënë se kush e di se cila administratë do të jetë në mandatin e ri të presidentit.
Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve, ka thënë se koha do të tregojë edhe emrin e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan ka folur edhe për përhapjen e madhe të koronavirusit. Ka mohuar se do ta izolojë shtetin për çfarëdo rrethane.