Trump vendos sanksione ndaj Turqisë për operacionin ushtarak në Siri
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për situatën në Siri, tha Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo,
Sipas Pompeos, me atë dekret, Amerika synon të bëjë presion shtesë mbi Turqinë për ta detyruar atë të pezullojë operacionin e saj ushtarak në Siri.
“Dekreti i mundëson Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Shtetit të vendosin sanksione ndaj individëve, organizatave dhe politikanëve të lidhur me autoritetet turke në kryerjen e operacioneve ushtarake që paraqet një kërcënim për qytetarët dhe prish stabilitetin dhe sigurinë e Sirisë verilindore”, theksoi ai.
Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, janë shqiptuar sanksione ndaj Ministrisë turke të Mbrojtjes dhe sektorit turk të energjisë, si dhe drejtuesve të atyre institucioneve, Huluse Akar dhe Fatih Donmez.
Për më tepër, nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Suleiman Soylu u fut në listën e zezë.
Më parë, Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu ngriti taksat për importin e çelikut nga Turqia me 50 përqind dhe kërcënoi sanksione më të gjera për shkak të ofensivës së këtij vendi në Siri, ndërsa antarët e Kongresit njoftuan vendosjen e sanksioneve të tyre ndaj Ankarasë.
Trump tha se së shpejti do të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve aktual dhe ish-zyrtarëve turq për përfshirjen e tyre në operacionet në veri të Sirisë.
Ai shtoi në një deklaratë se menjëherë do të ndërpresë negociatat për një traktat 100 miliardë dollarë me Turqinë./Zeri