Trump thotë se infektimi me COVID-19 ishte një bekim nga Zoti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donad Trump, ka thënë se prekja e tij me virusin korona ishte diçka pabesueshme. “Unë u ndieva shumë mirë menjëherë”, tha presidenti pas trajtimeve intensive që ai mori nga mjekët më të mirë botërorë.
Presidenti amerikan pohoi se ishte ndjerë shumë mirë dhe se prekja e tij me infeksionin ishte “bekim nga Zoti”. Ai theksoi se rrugës për në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed” nuk është ndier me temperaturë, por procedurat e shërimit të tij nga stafi mjekësor filluan menjëherë dhe gjendja e tij u përmirësua në mënyrë të dukshme.
Në një video-konferencë, presidenti Trump tha se po përpiqet që të sigurojë autorizim për përdorim urgjent të dy nga ilaçet me të cilat ai u trajtua, një nga kompania “Regeneron” dhe një tjetër nga “Eli Lilly” dhe i premtoi popullit amerikan që do të sigurohet që pacientët që vuajnë nga COVID-19 t’i marrin ato ilaçe falas.
Duhet të theksojmë se Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë të rasteve COVID-19 në të gjithë botën me mbi 7.5 milionë raste të konfirmuara dhe 211.532 vdekje të konfirmuara, duke u bazuar në të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.