Trump pritet që sot t’i lehtësojë masat e izolimit ndaj koronavirusit në ShBA
Presidenti Donald Trump do zbulojë udhëzime të reja të enjten që do të ndihmojnë shtetet të lirojnë kufizimet e tyre sociale në distancim, ndërsa udhëheqësit e bizneseve, ligjvënësit dhe qeveritarët paralajmërojnë se mungesa e vazhdueshme të testimit mund të pengojnë çdo përpjekje për rihapjen e veprimtarive të vendit.
Në një dokument dërguar 50 guvernatorëve amerikanë gjatë një telefonate pasdite, të siguruar nga CNN, Shtëpia e Bardhë tregoi kur shtetet duhet të fillojnë të lehtësojnë udhëzimet për distancimin shoqëror.
Shtetet duhet të kenë “aftësinë që të kenë testim të sigurt dhe të efektshëm”, sipas udhëzimeve të dokumentit, dhe “shpejt dhe në mënyrë të pavarur të furnizojnë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale” në spitale.
Qasja e tillë, shkruan CNN, i inkurajon të gjithë individët të vazhdojnë praktikat e mira të higjienës si larja e duarve dhe vendosja e maskave në publik. Dokumenti gjithashtu inkurajon punëdhënësit që të udhëzojnë distancimin shoqëror, të kontrollojnë temperaturat e punëmarrësves, si dhe të bëjnë testime në vendet e punës.
Në fazën e parë të rihapjes, sugjeron dokumenti, shkollat duhet të vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Vende të mëdha, përfshirë disa restorante, mund të funksionojnë nën protokolle të rrepta të distancës sociale. Palestrat mund të hapen për sa kohë që ato i përmbahen udhëzime për distancimin shoqëror, por baret duhet të mbesin të mbyllura.
Udhëzimet, të cilat synojnë të shpejtojnë qëllimin e Trumpit për të rifilluar aktivitetet ekonomike, nuk do të jenë finale. Konsorciumi më i ri për masat mbrojtëse u krijua në Midwest të enjten nga qeveritarët demokratë dhe republikanë.