Trump mbron vendimin për të ndaluar personat transgjinorë në ushtri
Presidenti amerikan, Donald Trump e argumentoi sot vendimin për ndalimin e personave transgjinorë për të qenë pjesë e ushtrisë nisur nga sasia e madhe e medikamenteve të rekomanduara pas operacioneve për ndryshimin e gjinisë dhe koston e këtyre operacioneve.
Në bazë të rregullave të reja hyrë në fuqi në prill, personat që kanë nevojë për një kurë hormonale apo ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë nuk mund të regjistrohen në ushtrinë amerikane, ashtu si personat të cilët kanë marrë ndërkohë një trajtim mjekësor për ndryshimin e gjinisë.
I pyetur në lidhje me këtë vendim në një intervistë të publikuar sot në televizionin ITV, në kuadër të një vizite shtetërore tre ditore në Britaninë e Madhe, presidenti sqaroi arsyen e këtij vendimi pasi personat transgjinorë marrin sasi të madhe ilaçesh, përcjell Atsh.
‘’Ata e kanë si detyrim pas operacionit rekomandimin e medikamenteve, nuk është në zgjedhjen e tyre’’, pohon Trump.
”Në ushtri nuk ju lejohet një gjë e tillë dhe nisur nga ky fakt duhen respektuar rregullat”, theksoi ai.