Trump fitoi Karolinën e Veriut
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dje ka fituar në shtetin e Karolinës së Veriut. Ai atje morri 15 vota elektorale, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të votave të tij elektorale në 232, në këto zgjedhje presidenciale të vitit 2020.
Ky rezultat erdhi sipas projeksioneve të mediave, New York Times shkruan se Joe Biden, kandidati i cili i ka fituar këto zgjedhje nga Trump ka marrë shtetet e Arizonës, Michiganit, Pennsylvanisë dhe të Wisconsinit, pra shtetet që në zgjedhjet e vitit 2016 ishin të fituara nga Trump.
Biden fitoi 25 shtete përfshirë edhe Distriktin e Kolumbisë, që është shtëpia e 57 përqind të popullit të Amerikës. Trump ka fituar 25 shtete të tjera. Me më shumë se 78 milionë vota në të gjithë vendin, Biden mposhti Trumpin edhe në votimin popullor me më shumë se 5.3 milionë vota.
Diferenca e votave të Trump ndaj Biden në Karolinën e Veriut ishte më shumë se 73 mijë vota apo 1.3 përqind.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore Trump ishte në këtë shtet shumë herë, ai mori këtë herë më shumë vota nga banorët e zonave rurale, shkruan New York Times.