Trump do të nominojë një grua për gjyqtare të Gjykatës Supreme pas vdekjes së Ginsburg
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se javën e ardhshme do ta nominojë një grua për të zëvendësuar gjyqtaren e ndjerë të Gjykatës Supreme, Ruth Bader Ginsburg.
87 vjeçarja ndërroi jetë të premtën vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Kandidati demokrat për president, Joe Biden, ka insistuar që vendimi për zëvendësimin e gjyqtare duhet të bëhet pas zgjedhjeve.
Bilanci ideologjik i gjykatës me nëntë anëtarë është thelbësor për vendimet e saj mbi çështjet më të rëndësishme në ligjin e SHBA.
Por Trump është zotuar se do të gjejë pasardhësin e Ginsburg “pa vonesë”, një lëvizje që ka zemëruar demokratët, të cilët kanë frikë se republikanët do të votojnë për të mbyllur një shumicë konservatore për dekada në gjykatën më të lartë të vendit, shkruan BBC.
“Unë do të paraqes një të nominuar javën tjetër. Do të jetë një grua”.
“Unë mendoj se duhet të jetë një grua sepse unë në të vërtetë më pëlqejnë gratë shumë më shumë se burrat”, ka thënë Trump në një tubim fushate në Fayetteville, Karolinën e Veriut të shtunën.