Tri shtatzëna të prekura me Covid-19 në Pejë
Tri shtatzëna janë konfirmuar me Covid-19 në qytetin e Pejës.
Siç mëson Klan Kosova, të njëjtat janë raste kontakti të gjinekologut nga Gjakova që ishte i infektuar me Covid-19.
Të njëjtat janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe gjendja e tyre po monitorohet.
Në ndërkohë, pacienti 53 vjeçar nga Peja që ka ndërruar jetë pasditen e sotme është viktima e 22-të me Covid-19 në Kosovë.
I njëjti mbrëmë është sjellë në QKUK nga Spitali i Pejës ku është hospitalizuar në Klinikën Infektive si i dyshuar për Covid-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Pejë Petrit Locaj e ka konfirmuar për Klan Kosovën se pacienti ishte në gjendje të rënduar, por nuk ishte konfirmuar paraprakisht me Covid-19 dhe nuk kishte asnjë anëtar të familjes të prekur nga virusi.
Numri i të prekurve me koronavirus në Pejë ka arritur në 72 ku prej tyre janë pesë të shëruar.
Ndërkohë që në qytetin e Pejës janë shënuar edhe zyrtarisht dy vdekje.