Tri shkolla të Skënderajt e fillojnë mësimin në objekte të reja
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se tri shkolla të komunës që ai e udhëheq e kanë filluar vitin e ri shkollor në objekte të reja.
Jashari ka thënë se realizimi i këtyre projekteve është vazhdimësi e shumë projekteve që janë realizuar deri tani.
Shkrimi i plotë:
Nxënësit e shkollave “Drenica” në Polac dhe “Vëllezërit Frashëri” në Qubrel, sot filluan mësimin në objektet e reja moderne të këtyre shkollave për të cilat bashkë me Ministrinë e Arsimit jemi angazhuar maksimalisht për t’i përfunduar këtë vit.
Realizimi i këtyre projekteve është vazhdimësi e shumë projekteve që kemi realizuar gjatë këtyre viteve në fushën e arsimit, duke përfshirë, ndërtimin e sallave sportive, poligoneve sportive, trajnimit të mësimdhënësve e deri tek përmbushja e kontratës kolektive përmes realizimit të pagesave për shujtat e mësimdhënësve, duke u bërë kështu komuna e vetme që kemi përmbushur këtë kontratë dhe këtë kërkesë mjaft të arsyeshme të mësimdhënësve sepse janë po këta mësimdhënës që në vitet e 90-ta, në periudhën më të rëndë për vendin, pa asnjë shpërblim, edukuan rininë tonë, djemtë e vajzat më të mira që i dolën zot vatanit dhe shumë prej tyre u bënë gurë themel i lirisë dhe pavarësisë që sot po e gëzojmë.
Nga Polaci e Qubreli bëra thirrje për mësimdhënësit që të vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal në edukimin e brezave të rijnë sepse ky është sot ideali ynë, misioni dhe vizioni unë, amaneti i dëshmorëve e heronjve të vendit tonë, që të ndërtojmë një shtet të fortë ekonomikisht, baza e së cilit sigurisht që është arsimi.
Urime!