Tri javë pritje për heqjen e gurëve nga veshkat, telashe edhe me aparaturën
Në Klinikën e Urologjisë brenda muajit janë kryer me dhjetëra intervenime për pacientët që kanë probleme me veshka.
Sipas raporteve të QKUK-së, në këtë klinikë, urologët kanë trajtuar me ESËL qindra pacientë për thuerjen e gurëve në veshkë dhe ureter.
Mirëpo për disa ditë, apratura për thuerjen e gurëve në veshka ka qenë jashtë funksionit. Pacientët disa ditë me radhë kanë qenë në pritje për rregullimin e këtij aparati.
FaktePlus ka pyetur në QKUK në lidhje me këtë problem, ku këta të fundit kanë thënë se aparati për thyerjen e gurëve është rregulluar.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike Sabit Mehemeti i cili thekson kur ka defekte të tilla lista e pritjes së pacientëve për intervenime, mund të zgjatet.
“ Mund të ju konfirmojmë se aparati për thyerjen e gurëve, është rregulluar. Për tretmane të tilla( ESËL-thyerje e gurëve në veshkë dhe pjesën e sipërme të kanalit urinar nga jashtë) pacientët, zakonisht presin prej 3 deri 4 jave, por kur kemi defekte të tilla variron”, ka thënë Mehemeti duke shtuar se te rastet urgjente organizohet tretmani brenda javës.
Ndryshe, Klinika e Urologjisë e posedon aparatin e ri për thyerjen e gureve ESËL ku brenda vitit marrin sherbime më shumë se 700 pacientë./FaktePlus