Treni ilegal që qarkullon në linjën Kosovë-Serbi, punëtorët paguhen nga Beogradi
Zoran Trajkoviç, shefi i hekurudhave në veri, e pranon se janë nën direktivat dhe paguhen nga Beograd.
Treni që shpie nga Kosova në Serbi është nisur herët të premten nga Zveçani.
Pasdite i njëjti kthehet me udhëtarë në mbrëmje.
Lëvizja nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas bëhet ilegalisht dhe funksionon si pjesë e hekurudhave të shtetit serb.
E shefi i hekurudhave të Kosovës, Zoran Trajkoviç e pranon se janë nën direktivat e Beogradit.
Ky thotë se llogari nuk i japin shtetit të Kosovës, raporton T7.
Megjithatë Trajkovic e mirëpret marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë për hekurudhat në Gjermani pasi sipas tij kjo ndihmon në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Edhe qytetarët serb të kësaj ane e mirëpresin marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë në Berlin.
Ata thonë se kjo marrëveshje do të jetë e mirë për dy etnitë.
Të premten në mëngjes në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidh Kosovën dhe Serbinë.