Trendafilova e Speciales viziton Kosovën në fund të muajit
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/11/EKATERINA-TRENDAFILOVA.jpg)
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në fund të këtij muaji.
Ajo pritet ta mbajë një takim me organizatat e shoqërisë civile të cilët do t’i informojë për zhvillimet dhe punën e Gjykatës Speciale dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Trendafilova do ta mbajë edhe një konferencë për media.