Trego një histori për shokët e vrarë, për t’i nderuar ata, dhe për të nderuar kujtimin për ta!
Arsim Haliti
Duke e shikuar filmin “Gjuha e kodeve”, të regjisorit John Wo, film, i cili trajton luften në mes Amerikës dhe Japonisë, në njëren ndër skenat e filmit, aktori Nikolas Cage, tregon për shokët e vrarë.
Përcjellësi i tij, i kërkon të tregoj ndonjë histori të tyre.
Per çka – i pergjigjet Cage.
Do te ishte mire te tregoje nje histori per ta. Cilet ishin dhe çfare u pelqente?
Per çfare ta bej nje gje te tille? – e pyet Cage.
Per ti nderuar. Per te nderuar kujtimin per ta.
Per t’i nderuar. Per te nderuar kujtimin per ta.
Per 20 vite na kane ndaluar te tregojme histori per ta. Na kane ndaluar te tregojme momentet e fundit te tyre, na kane ndaluar te tregojme endrrat e tyre, te bemat e tyre, trimerine e tyre, heroIzmin e tyre.
Me ju tregu Botes, per Ta. Gjithçka. Ama bash gjithçka. Edhe kur kemi dashte te tregojme, ka pasur prej atyre, qe kane thene edhe nje vote me shume, kunder atyre qe kane rrefime te tilla. Deri aty kane pas shku. Sa shume kemi pas te tregojme per secilin, per çdonjerin! Sa shume!
E s’kane lane. Jo, ne menyre direkte, por indirect. Ne menyre selektive. Tema te tilla nuk ben te trajtohen, ne asnje rast, ne asnje projekt. Dhe pas 20 viteve, kemi filluar te tregojme rrefime te tilla.
Me nje kamere, me nje personazh! Ne menyren me te perçudshme te mundshme. Ndoshta, s ‘kishim pasur rast, as keto rrefime t’i degjojme, sikur mos te ishte Gjykata speciale. Dhe ne vazhdojme ti degjojme keto rrefime, ne kete menyre. Po, assesi me tregu rrefime, permes filmit, qe keto rrefime me dale jashte kufinjeve te Kosoves,dhe me i tregu botes, dhe me u mahnite bota, me te bemat e tyre!
Sepse, qysh kish me thane nje mik i imi “S’lajne te bijte e Lahit”.