Tre të lënduar nga aksidenti në Llabjan të Artanës
Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Llabjan të komunës së Artanës. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Me datën 14.06.2020 rreth orës 12:30 ne rrugën e Prishtinës saktësisht në hyrje të fshatit Llabjan policia e Kosovës është njoftuar se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy vetura që ishin duke lëvizur nga drejtimi i Prishtinës për Gjilan”, ka thënë Hashani.
Ai ka theksuar se sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile.
“Tre persona kanë pësuar lëndime në ketë aksident, dhe sipas raportit të mjekut në qendrën emergjente në Gjilan gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Policia e Kosovës është duke i udhëhequr hetimet se si ka ardhur deri te aksidenti”, deklaroi Hashani.