Tre të arrestuar në Gjilan për trafikim me qenie njerëzore
Tre persona janë arrestuar në Gjilan nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ata dyshohet se kanë kryer veprat “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.
Gjatë këtij aksioni është identifikuar edhe viktima femër e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre (3) të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces. Policia e Kosovës me autoritete kompetente mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend dhe veprave penale që përcakton kodi penal në përgjithësi, përderisa masa rigoroze do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që bien në kundërshtim me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës’, njofton Policia e Kosovës.