Tre nxënës theren me thikë në një shkollë në Prishtinë, njëri në gjendje të rëndë
Një therje me thika mes nxënësve ka ndodhur brenda një klase në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë.
Raportohet se tre nxënës kanë marrë lëndime trupore ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë, raporton FaktePlus.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës.
“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti.