Tre anëtarë të shërbimit amerikan dhe një kontraktues vriten nga një bombë në Afganistan
Tre anëtarë të Shërbimit amerikan dhe një kontraktues janë vrarë në Afganistan këtë të hënë, kur një bombë shpërtheu jashtë bazës ajrore Bagram, thanë zyrtarët ushtarakë të SHBA-së.
Veç tyre, tre anëtarë të tjerë të shërbimit gjithashtu u plagosën kur pajisja e improvizuar shpërthyese u eksplodoi në anën e rrugës.
Pajisja shpërtheu gjatë një patrullimi ushtarak pranë Ghazni, i cili ka qenë i paqëndrueshëm që kur ushtarët talebanë e kapërcyen qytetin në një rrethim në gusht.
Siç shkruan Washington Post, duke cituar një zëdhënës për zyrën e guvernatorit Ghazni, raportohet se një operacion ushtarak nga trupat afgane dhe të NATO-s po ndodhte gjithashtu në një fshat juglindor të qytetit në atë kohë.
Zyrtarët ushtarakë thanë se ushtarët e plagosur u evakuan dhe po marrin kujdes mjekësor.