Trajneri gjunjëzohet para gjyqtarit, e lut që ta zgjasë ndeshjen
Skena të pabesueshme vijnë nga futbolli i Bullgarisë.
Ndeshja mes CSKA-Sofia dhe Ludogorets ka dhuruar momente interesante në fundit e saj.
Ishte trajneri i ekipit vendas, Nestor Jevtic, i cili ishte i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit që koha shtesë e ndeshjes të ishte vetëm dy minuta.
Jevtic u gjunjëzua para gjyqtarit që të zgjasë ndeshjen për katër minuta, por as kjo nuk e ndihmoi.