Tragjedia që i mori jetën 30 vjeçarit, era po frynte me shpejtësi deri në 65km/h
Prishtina Weather ka njoftuar në Prishtinë janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 65km/h.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se kalimi i stuhive u shoqërua me erëra të fuqishme, ku si pasojë humbi jetën dhe një person, nga rrëzimi i një peme, ku në atë kohë era ka fryrë prej 65km/h.
Po ashtu, thuhet se pati rënie të theksuar të temperaturave, për 13 gradë.
Njoftimi i plotë:
Erëra me shpejtësi deri në 65km/h u regjistruan në Prishtinë.
6.06.2022, 18:00 – Kalimi i stuhive ditën e sotme mbi vend, u shoqërua edhe me erëra mjaft të fuqishme, që për fat të keq i morën jetën edhe një qytetari sot në Prishtinë, nga rrëzimi i një peme. Erëra deri në 18m/s, apo prej 65km/h, janë regjistruar me kalimin e kësaj stuhie gjatë kohës kur kishte ndodhur kjo fatkeqësi. Ndërkohë që edhe temperaturat pësuan një rënie të theksuar, për gati 13C, nga 30C sa arriti në mesditë, në 17C në orën 16.
Pamja: Timelapse i afrimi të stuhisë nga veriu, deri në momentin e rrëzimit të kamerës, shkaku i erës së fuqishme.