Tragjedia e vëllezërve në Gjermani, sot varroset 39-vjeçari që u vra nga daja
Fatos Lumi, 39- vjeçar nga Suhareka me 2 tetor u vra në Gjermani për shkak të një mosmarrëveshje që ndodhi mes tij dhe djalit të dajës. Ky i fundit kishte qëlluar për vdekje Fatosin e më pas la të plagosur edhe vëllaun e Fatosit, Hakiun.
E pas kaq ditësh nga tragjedia, sot ka arritur në Kosovë trupi i pajetë i Fatosit. Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të bëhet sot. Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.
“Me dhembje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë miqtë, dashamirët dhe mbarë farefisin tonë se i dashuri ynë: Fatos(Asllan)Lumi (1980-2019) ndërroi jetë me datën 02.10.2019 në moshën 39 vjeçarë. Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 10.10.2019, e enjte. Varrimi bëhet në ora 14:00, në Bllacë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ditën që u vra Fatosi, ekipa e FaktePlus, ka qëndruar në familjen Lumi. Atje ka biseduar me babain e të ndjerit, Asllanin.
Edhe pse një gjendje të rëndë shpirtërore nga ajo që ka përjetuar me humbjen e njërit djalë dhe tjetrin që nuk e di a do t’i shpëtojë, Asllan Lumi, ka dhënë një rrëfim për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ku edhe ka sqaruar se si erdhi deri tek tragjedia.
Fatos Lumi, 39-vjeçar nga Suhareka ditën e mërkurë ka mbetur i vrarë në Gjermani, kurse vëllai i tij Hakiu, 46-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.
Spitali ku mori mjekimin Haki Lumi
E krejt këtë tragjedi po thuhet se ka shkaktuar djali i dajës së tyre, Sh.Rizani nga fshati Krojmir i komunës së Lipjanit.
Prindi i djemve që pësuan vdekjen e plagosjen, Asllan Lumi ka thënë se tragjedia ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
“Ngjarja ka ndodhe për shkaqe te xhelozie në pune. Fatosin e ke vra djali i dajës, Sh. Rizani nga fshati Krojmir”, thotë Asllani derisa kërkon që të mos xhirohet shtëpia dhe familja e tij.
Asllan Lumi shpjegon se djemtë e tij kanë fillimisht kanë punuar te Sh. Rizani, që dyshohet se e ka kryer krimin.
“Dy djemtë e mi kanë punuar me Sh.Rizani (të dyshuarin) tek të një firmë gjermane. Me pas ata janë ndare Fatosi dhe Hakiu kanë çel firmën e vet edhe kanë pas shumë pune. Ky djali i dajës(i dyshuari), nuk i ka ec mirë punët me firme. Edhe ju ka thëne se ua keni marr punën. Po kjo nuk është e vërtetë sepse Gjermania ka pune boll, gjithçka ka ndodh për shkaqe xhelozie”, ka rrëfyer ngjarjen Lumi.
Ai në këtë rast ka thënë se rasti i djemve të tij nuk është pasqyruar mirë e si duhet në disa media në Kosovës.
“Rasti nuk ka ndodhur për shkaqe etnike siç po raportohet, nuk ka pas as ndonjë serb të përfshirë këtu. Ka qenë vetëm djali i dajës Sh.Rizani qe e ka vra të parin Fatosin e më pas edhe Hakiun e ka gjuajt me armë”.
Tragjedia e djemve në Gjermani, flet për FaktePlus babai nga Suhareka
Çka u raportua më parë dhe si ndodhi rasti në Gjermani
Gjatë ditës së premte të afërm e familjarë kanë njoftuar se ka vdekur edhe kosovari i dytë, Haki Lumi i cili u plagos të mërkurën në mesditë në shtetin gjerman. Dje ndërkaq, pas plagëve të marra në vend të ngjarjes mbeti i vdekur 39-vjeçari Fatos Lumi.
Të njëjtët kanë konfirmuar se Fatos Lumi ndërroi jetë dje, derisa, Haki Lumi u bë i ditur se vdiq sot.
“Ju njoftoj miq shokë se sot morën lajmin shumë tragjik për humbjen e dytë Haki Lumi i cili mbet i plagosur dhe nuk mundi të ju mbijetoj plagëve të marra”, ka thënë një familjar i tij.
E mediat gjermane na raportimet e tyre kanë thënë se rreth orës 6 e 10 minuta të pasdites së të mërkurës policia në qytetin e vogël të Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber.
Pas arritjes së policisë, në parkingun e dyqanit është gjetur i vrarë një 39-vjeçar.
Siç shkruan mediumi gjerman ‘pi-neës.net’, dy të dyshuarit njëri 30 vjeç dhe tjetri 41, janë shqiptarë nga Kosova, të cilët menjëherë pas rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia gjermane menjëherë janë aktivizuar në një aksion të madh kërkimi.
Menjëherë pas një gjysmë ore, janë dëgjuar edhe disa të shtëna të tjera. Siç shkruan gazeta gjermane në një udhëkryq në qytetin e Abensberg dy makina ishin ndalur njëra-tjetrës. Drejtuesit e makinave ishin grindur shkurtimisht, dhe më pas nga njëra makinë dikush kishte shtënë me armë tri herë duke lënë të plagosur rëndë një 46-vjeçar që gjendej në makinën tjetër.
Të dyshuarit fillimisht ishin arratisur me një makinë të kyçe, dhe më pas ishin arrestuar nga policia pas një aksioni të madh në të cilin ishin përfshirë edhe helikopterë policie. Ata nuk kishin rezistuar, ndërkohë arma me të cilën dyshohet se është shtënë u është sekuestruar.
Kurse, hiç shkruan gazeta gjermane “Bild” Fatos Lumi dyshohet se është vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim.G i cili edhe tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.
Ndërkohë fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se viktimat kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.
“Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për Bild. Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit. R, i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.