Tragjedi në veri të Mitrovicës: Dyshohet për dy të vrarë, anëtarë të një familje
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në veri të Mitrovicës.
Aty dyshohet se kanë mbetur të vdekur dy persona.
FrontOnline merr vesh se, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.
I kontaktuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin.
“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.