Trafikon një vajzë të mitur, arrestohet prishtinasi
Një vajzë e mitur në Prishtinë ka ra pre e trafikantëve. E që tashmë Policia e Kosovës ka arrestuar trafikantin, të cilit si provë materiale i janë konfiskuar dy telefona celular dhe një thikë.
Ndërkaq, siç njofton Policia e Kosovës, viktima është dërguar në strehimore.
Kurse, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan FaktePlus.
E gjitha raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës.
“Prishtinë (NN) 20.05.2020 – 22:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka trafikuar viktimën femër kosovare të mitur. Si prova materiale janë konfiskuar, dy telefona celular dhe një thikë. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.