Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania ka arritur një marrëveshje me Agjencinë Japoneze të Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) për të zhvilluar një ‘Lunar Cruiser’ për përdorimin nga astronautët në misionet në hapësirën e jashtme.

Zyrtarët e Toyota-s kanë thënë se Lunar Cruiser i tyre ka një synim përfundimtar për të ndihmuar njerëzit të jetojnë në Hënë deri në vitin 2040 dhe ndoshta edhe në Mars.

Takao Sato, i cili drejton projektin Lunar Cruiser në Toyota Motor Corp thotë se ideja pas zhvillimit të Lunar Cruiser është që t’i lejojë njerëzit të hanë, të punojnë, të flenë dhe të komunikojnë me të tjerët të sigurt në makina në hapësirën e jashtme, ashtu si bëjnë këtu në Tokë.