Tottenham pëson humbje nga Leicester City
Leicester City e ka mposhtur Tottenhamin me përmbysje të shtunën me rezultat 2-1, në kuadër të javës së gjashtë të Premier Leagues.
Leicester ka bërë një rikthim sensacional në duel me “Spurs” pasi nga disavanatazhi prej 0-1, ia doli që ta fitoj këtë përballje të fortë me rezultat 2-1.
Harry Kane (29’), zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Tottenhamin prej 0-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e Leicester ia doli që ta përmbyse epërsinë e mysafirëve më një gol te Pereira (69’) dhe Maddison (85’).
Pas kësaj fitore, Leicester City ngjitët në pozitën e dytë me 11 pikë, katër më pak se lideri i tabelës, Liverpool, kurse, Tottenham renditet e pesta me tetë pikë të grumbulluara. /FaktePlus