Tottenham do Sakain
Tottenham Hotspur po planifikon që ta transferojë mbrojtësin e krahut të djathtë te Olympique Marseille, Hiroki Sakai, sipas Sky Sports.
Përfaqësuesi i Japonisë ka plot 29 vjet e që bie ndesh me politikën e Spurs që rekruton lojtarë të rinj dhe premtues, shkruan Goal.
Sido që të jetë, trajneri Mauricio Pochettino po kërkon që ta përforcojë repartin e mbrojtjes andaj e ka japonezin si opsion.