Totaj përmend 8 dështimet e Haskukës dhe LDK-së në Prizren
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka kritikuar udhëheqjen komunale të Mytaher Haskukës dhe LDK-së.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka përmendur 8 dështimet, që sipas tij, i ka bërë ky koalicion lokal.
“Përkushtimi i koalicionit qeverisës lokal VV & LDK për Arsimin ne Prizren :
- Nuk e mbajti premtimin për shujtën falas për filloristë
- Mungesë e transportit për mësimdhënës
- Dy shkolla me nga dy drejtorë
- Drejtorë shkollash, për gati 2 vjet si ushtrues detyre
- Drejtor të DKA pa kopetencë
- Anulim e ç’anulim konkursesh për mësimdhënës
- Fillimi i vitit shkollor, në shtator e DKA pa drejtor , etj,
- Arsim në gjendje më të mjerueshme s’ka qenë në Prizren…”, ka shkruar Totaj./FaktePlus