Torturoi dhe vrau vajzën e tij 2-vjeçare, ekzekutohet 56-vjeçari në SHBA
Alfred Bourgeois u ekzekutua nga qeveria federale mbrëmjen e së premtes në Indiana, pasi ishte dënuar me vdekje në vitin 2004 për torturimin dhe vrasjen e vajzës së tij 2-vjeçare në Teksas.
Në fjalët e tij të fundit, 56-vjeçari nuk kërkoi falje, por këmbënguli se ai nuk ishte autori i abuzimit seksual dhe i vrasjes së vajzës së tij.
“I lutem Zotit të falë të gjithë ata që komplotuan dhe planifikuan këtë ngjarje kundër meje dhe ngritën prova të pavërteta. Unë nuk e bëra këtë krim”, thuhet në raportin e publikuar nga gazetari i pranishëm.
Bourgeois është personi i dhjetë që ekzekutohet që nga korriku 2019. Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, tha se Departamenti i Drejtësisë po zbaton ligjet ekzistuese. Por kritikët e shohin me shqetësim këtë valë ekzekutimesh, pasi vjen disa javë përpara se Biden të marrë detyrën. Demokrati ka në plan t’i japë fund masës së dënimit me vdekje.