Top 10 futbollistët me pagat më të larta në botë
Revista franceze, L’Equipe, e ka publikuar raportin vjetor me listën e futbollistëve me pagat më të larta në botë dhe nuk është aspak çuditëse që dy yjet e futbollit e kryesojnë këtë listë.
Lionel Messi është futbollisti me pagën më të lartë në Evropë, duke e lënë Cristiano Ronaldon prapa pasi që i fiton 3.6 milionë euro më shumë brenda një muaji.
Megjithatë, disa nga emrat të cilët vijnë pas këtyre dy futbollistëve janë mjaft habitëse. Lista përbëhet nga futbollistë të Premierligës, La Ligës, Serisë A dhe Ligue 1. Bundesliga është e vetmja ndër top pesë ligat e Evropës që nuk e ka asnjë futbollist në top 10 të kësaj liste.
Messi e kryeson listën, pasi që kapiteni i Barcelona dhe golashënuesi më i mirë në Evropë i fiton 8,3 milionë euro në muaj. Pas tij vjen Ronaldo, me 4,7 milionë euro në muaj.
Përderisa besohej se Neymari do të renditej në vendin e tretë, ai pozicionohet në të katërtin, me 3 milionë euro në muaj. Në vend të tij, Antoine Griezmanni renditet i treti, me 3.3 milionë euro në muaj.
Bashkëlojtari i Messit, Luis Suarez, renditet në pozitën e gjashtë, duke i fituar 2.85 milionë euro në muaj. Rivali i tij në Real Madrid, Gareth Bale, është në vendin e gjashtë, me 2,5 milionë euro brenda muajit.
Barcelona përfaqësohet përsëri në këtë listë, këtë herë me Philippe Coutinhon, i cili paguhet 2.8 milionë euro në muaj. Pas tij vjen Alexis Sanchezi i Manchester Unitedit, i cili fiton po aq sa Coutinho.
Edhe PSG-ja shfaqet edhe një herë në këtë renditje, pasi që Kylian Mbappe renditet në pozitën e nëntë, me pagë prej 1.7 milionë eurosh në muaj. Listën e kompleton Mesut Ozili i Arsenalit, me 1,6 milionë euro në muaj.