Tollovi afër Postës në Podujevë
Prej orës 11:00, Posta e Kosovës ka nisur me shpërndarjen e Asistencës Sociale, siç ka kërkuar Ministria e Financave dhe Transfereve për muajin maj 2020.
Mbrëmë në njoftimin e Postës, u tha se gjatë tërheqjes së mjeteve duhet të respektoni rregullat e distancës fizike, dhe të merren masat mbrojtëse, sipas specifikave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës.
Por kështu nuk po ndodhë të paktën në Postën e Kosovës në Podujevë.
Në një fotografi të siguruar nga indeksonline shihet grumbull i njerëzve që po presin për të marrë asistencën sociale.