Tmerrohet i riu anglez, thotë se gjeti një foshnjë në frigorifer për ngrirje të thellë
Një 23-vjeçar nga Anglia ka thënë se ka gjetur një foshnjë të vdekur në një qese plastike, të vendosur në frigoriferin për ngrirje të thellë në shtëpinë e fqinjëve.
Darnell Jackson shkoi në shtëpinë e dyshimtë në South Yorkshire, pasi partnerja e tij i tha se ka parë një foshnjë të vdekur aty, shkruan Daily Mail.
Policia u thirr pas pak në vendin e ngjarjes dhe, fatkeqësisht, foshnja u shpall e vdekur po aty. Dy gra, 17 dhe 45-vjeçare, janë arrestuar nën dyshimin për vrasje dhe po mbahen në ndalim policor.
“Mendova se (partnerja) po e thoshte të vërtetën, por m’u desh të shkoja dhe ta shihja vetë. Carol më tha se atje është një foshnjë e vdekur. Ajo ishte në telefon me policinë dhe mua m’u desh të kaloj në dhomën e parë të ndejës. Eca nëpër dhomën e dytë dhe e pashë qesen plastike, që ishte larguar nga frigoriferi me ngrirje të thellë”, rrëfeu i riu.
“Thjesht e kapa qesen për ta shikuar dhe menjëherë vërejta se ishte një foshnjë e vdekur, pasi Carol dhe unë sapo ishim bërë me foshnjën tonë, prandaj e dita se nuk ka dyshime në mendjen time”, shtoi ai.
“Foshnja ishte në pozicionin e fetusit. Mund të shihje se lëkura ishte e ngritë, kishte shumë ngrica në këmbët e foshnjës. Isha i tmerruar dhe pa fjalë. U largova dhe më pas nuk mund të rrija në shtëpi. Piva një cigare në oborr për t’i qetësuar nervat. U ndjeva fizikisht i sëmurë dhe prita që të vinte policia”, tha më tej anglezi që e gjeti foshnjën.
Policia ka kërkuar nga publiku që ta shmangin zonën dhe të mos ketë spekulime për rrethanat e vdekjes së foshnjës. Autoritetet gjithashtu publikuan një numër telefoni për ata që mund të kenë informata rreth rastit tragjik.